Turqi, Halkbank deklarohet mbi operacionin për korrupsion

Halkbank është përfshirë në një skandal anti-ryshfet pasi menaxheri i përgjithshëm Sulejman Aslan u arrestua për rolin e tij në shkeljen e sanksioneve kundër Iranit.

Pas arrestimit të drejtorit të përgjithshëm Sulejman Aslan në një operacion anti-ryshfet në Stamboll më 17 dhjetor, Halkbank e Turqisë ka lëshuar një deklaratë, e cila i është dërguar Platformës për Ndërgjegjësim Publik.
Në deklaratë, Bordi i Drejtorëve të Halkbank bëri të ditur se tregtia e tyre me Iranin përbëhej nga mbulimi i kostos së mallrave dhe shërbimeve të eksportuara në Iran e që nuk përfshihen në sanksionet e kostos së importit të gazit natyror dhe naftës së papërpunuar iraniane.
Duke nënvizuar se ata në asnjë mënyrë nuk i kanë shkelur sanksionet, Halkbank deklaroi se kishin ndjekur rregullat ndërkombëtare dhe kombëtare.
Halkbank kurrë nuk ka ndihmuar në ndonjë transaksion ku një parti apo ndonjë burim ishte i panjohur, deklarata pretendon se të gjitha transaksionet dhe marrëdhëniet e bankës ishin të hapura, transaprente dhe lehtë të monitorueshme.
Për më tepër, deklarata shtoi se deri më 1 korrik 2013, nuk kishte asnjë sanksion ndaj eksportit të metaleve të çmuara në Iran, dhe se banka kishte pushuar së luajturi rolin ndërmjetsues në eksportin e këtyre metaleve në Iran më 10 qershor 2013, para se sanksionet e reja të fillojnë të zbatohen si një e drejtë ndërkombëtare.
Para datës së përmendur më sipër, në deklaratë pohohet se banka nuk ka qenë direkt e përfshirë në importin dhe eksportin e metaleve të çmuara me cilindo shtet dhe se banka është përfshirë ndonjherë vetëm si ndërmjetësuese për tregtarët./mesazhi/

Artikulli paraprakKush e ka rendin të arrestohet në UP?
Artikulli vijuesEgjipt: Presidenti puçist paralajmëron kthimin e Vëllezërve Musliman