MPJ e Palestinës: Agresioni izraelit ka kaluar të gjitha kufijtë

Ministria e Jashtme palestineze sot tha se do të reagojë kundër vazhdimit të zgjerimit të vendbanimeve të paligjshme izraelite në territoret e pushtuara palestineze, duke iu referuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), raporton Anadolu Agency (AA).

 

“Agresioni izraelit ndaj popullit dhe shtetit palestinez ka kaluar të gjitha vijat e kuqe”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

 

Ky reagim erdhi pasi që Izraeli shpalli tenderat për ndërtimin e 450 vendbanimeve të reja të paligjshme në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.

 

“Kjo është sfidë e qartë për komunitetin ndërkombëtar, edhe përkundër kundërshtimeve ndërkombëtare për krimet e pushtimit izraelit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Palestinës.

 

Krahas kësaj, Ministria kujton se zgjerimi i vendbanimeve të paligjshme ndodh në periudhën e zgjedhjeve në Izrael, “politikanët izraelitë të krahut të djathtë, përpiqen ta përdorin situatën për të uzurpuar sa më shumë tokë dhe për të zgjeruar vendbanimet e paligjshme”.

 

Qeveria izraelite të premten, sipas raporteve të mediave ka shpallur tender për ndërtimin e 450 vendbanimeve të reja në Jeruzalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor.

 

Nga ana tjetër, Qeveria palestineze nga dy janari i këtij viti iu bashkua Statutit të Romës, ndërsa Gjykata e Hagës ka pranuar juridiksionin e tij mbi pretendimin e krimeve në “territorin e pushtuar palestinez të kryera nga 13 qershor 2014 deri në ditët e sotme”.

Artikulli paraprakSHEREBELA, mbretëresha e shëndetit
Artikulli vijuesAI: Autoritetet egjiptiane u përpoqën të fshehin lajmet e vrasjeve të protestuesëve javën e kaluar