Agani, i zhgënjyer me PDK-në

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, paralajmëron dorëheqjen nga pozita nëse nuk ndodh reforma në sistemin shëndetësor, për të cilën, siç thotë ai, është angazhuar prej fillimit të mandatit.
“Në asnjë mënyrë nuk do të vazhdoj më tutje që të jem në krye të MSH-së, pa reformën e cila është e projektuar me Ligjin e Shëndetësisë, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, në dhjetor të 2012”, thotë Agani gjatë një interviste për “Zërin”.

Agani është zhgënjyer me deputetët e partnerit kryesor të koalicionit (PDK), ku vetëm 9 prej tyre kishin votuar pro këtij ligji, ndërsa votat tjera kishin qenë edhe nga opozita.

Ai pranon se korrupsioni është i instaluar në sektorin e shëndetësisë.

Artikulli paraprakSkandaloze: E mbijetuara nga aksidenti i Himarës, përdhunohet në koma në Austri, ngelet shtatzënë
Artikulli vijuesVaji i peshkut,10 dobit shëndetësore