Turqi: Imami flenë në xhami që xhemati mos ngelet pa ezan

A.A i cili punon si imam në juglindje të Turqisë, në qytetin i cili muajve të fundit gjendet në ore policore, që pesë muaj jeton në xhami për t’u siguruar që ezani të thirret pesë herë në ditë në xhami.

Imami thotë se e ka dërguar familjen në vendin e lindjes për shkak të kërcënimeve të PKK-së dhe vetë është zhvendos në xhami që ta thirr ezanin gjatë orës policore.

“Xhamia është bërë shtëpia ime. Flejë në xhami që xhemati mos të ngelet pa e dëgjuar ezanin. E kamë bërë xhaminë vendqëndrim timin. E kam dërguar familjen në qytetin tim të lindjes dhe tani jetojë vetë në xhami. Elhamdulilah, vendi ynë nuk do të ngel pa ezan”, tha A.A

Ai shton se terroristët e PKK-së i nervozon islami, xhamia dhe ezani. PKK ka hedhur një bombë në xhami dhe të gjitha xhamat janë thyer. Shumë xhami i kanë shndërruar në seli të PKK-së. Kjo është një mos respektim i islamit dhe muslimanëve. Ata përdorin edhe altoparlantët e xhamive për të përhapur propagandat e tyre.

(Islampress)

Artikulli paraprakPartia anti-imigracion bëhet forca e tretë në Gjermani!?
Artikulli vijuesVIDEO – A është sevapi i ngjajshëm si me lexu Kur'an shqip si arabisht