Në qarkun Ayvacik në qytetin Çanakkale të Turqisë janë ndaluar 144 shtetas të huaj të cilët kanë tentuar ilegalisht të kalojnë në ishullin grek Lesbos
ÇANAKKALE (AA) Në qarkun Ayvacik në qytetin Çanakkale të Turqisë janë ndaluar 144 shtetas të huaj të cilët kanë tentuar ilegalisht të kalojnë në ishullin grek Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, ekipet e komandës së xhandarmërisë së qarkut Ayvacik kanë kryer operacion në fshatin Behramkale.
Në këtë operacion janë ndaluar 144 persona shtetas sirian dhe afgan, në mesin e të cilëve ka fëmijë dhe gra.
Pas procedurës këta persona do ti dorëzohen Qendrës për Kthimin e të Huajve në qarkun Ayvacik.