Gjatë një sulmi në Kilis, në afërsi të kufirit turko-sirian, është plagosur dy persona, 14 dhe 18 vjeç nga Siria, raporton Anadolu Agency (AA).
Është konfirmuar se raketa, e cila dyshohet se është shkrepur nga Siria, ka goditur një objekt.
Është shkaktuar dëm material në shtëpitë dhe objektet përreth, ndërsa të plagosurit janë transferuar në spitalin e afërt.
Guvernatori i qarkut Kilis, Suleyman Tapsiz tha se shkaku i shpërthimit të sotëm në mëngjes ka qenë një raketë, për të cilën dyshohet se është shkrepur nga Siria.
Personat e plagosur nuk janë në rrezik për jetën. Tapsiz shtoi se ka nisur një hetim për këtë rast.