GYL: E PAMUNDUR TË DUROHET GJAKDERDHJA NË SIRI

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl vlerësoi dje në Stamboll situatën më të fundit në Siri

“Në Siri, gjatë një dite ramazani si kjo në prag të Bajramit, është e pamundur të durohet gjakderdhja. Nëse nga vendi i tij arratiset edhe kryeministri, madje arrin deri atje sa t’i shpallë luftë regjimit aktual, atëherë nuk na mbetet asgjë tjetër për të thënë”, deklaroi Gyl.

Duke nënvizuar se nga Siria janë arratisur shumë intelektualë, burokratë, ushtarakë dhe njerëz të nivelit të lartë, Presidenti Gyl shtoi: “Shpresojmë dhe dëshirojmë që brenda një kohe sa më të shkurtër kjo situatë e mjerë të marrë fund dhe të gjendet një mënyrë tranzicioni pa u derdhur më shumë gjak.“kohaislame

 

Artikulli paraprakTËRMET NË INDONEZI, NUK RAPORTOHEN VIKTIMA
Artikulli vijuesSkandaloze: E prostituonin gruan e huaj