Turqi, përfundon operacioni antiterrorist, likuidohen 114 terroristë

SIRNAK (AA) – Gjatë operacioneve antiterroriste në Idil, në juglindje të Turqisë, e cila ka zgjatur prej 18 shkurtit deri më sot, janë likuiduar 114 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Operacionin e filluan forcat e armatosura të Turqisë dhe pjesëtarët e forcave tjera të sigurisë. Gjatë aksionit pjesa më e madhe e terroristëve janë vrarë dhe arrestuar, ndërsa janë shkatërruar edhe barrikadat e vendosura, si dhe janë çaktivizuar mjetet shpërthyese të cilat terroristët i kanë vendosur.

Sipas burimeve të sigurisë, operacioni antiterrorist ka përfunduar pasi sot u likuiduan 19 pjesëtarë të organizatës terroriste në lagjen Turgut Ozal.

Artikulli paraprakTurqi, në operacionin antiterrorist arrestohen 6 persona
Artikulli vijuesMbahet takimi i 4-ët i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Greqi