Turqi: Rritja ekonomike sërish realizohet mbi parashikimet

Rritja ekonomike është realizuar sërish mbi parashikimet.

Në çerekun e tretë të vitit ekonomia turke është rritur me 4,4%.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK) publikoi shifrat lidhur me rritjen ekonomike në tremujorin e tretë të vitit 2013.

Sipas të dhënave në fjalë në këtë periudhë Produkti i Brendshëm Bruto (GDP-ja) është rritur me 4,4% dhe është realizuar në shifrën 33 miliardë e 33 milionë lira turke (12 miliardë euro).

Ndërsa në llogaritë rrjedhëse GDP-ja është rritur me 10% dhe është realizuar me 414 miliardë e 459 milionë lira turke (148,5 miliardë euro).

Në tremujorin e dytë të vitit rritja ekonomike ishte realizuar me 4,4% dhe parashikimet në lidhje me çerekun e tretë kishin dhënë sinjale për një rritje mbi 4%.

Ministri i Ekonomisë, Zafer Çallajan në vlerësimin që u bëri shifrave të reja tha: “Në çerekun e tretë të vitit 2013 jemi një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë brenda vendeve të OECD-së dhe grupit të G20-s. Zhvillimet në koniukturën e jashtme do të ndikojnë pozitivisht rritjen tonë ekonomike edhe në çerekun e fundit të vitit. Rritja ekonomike vjetore për 2013-n mund të jetë rreth 4%.”/trt/kohaislame

Artikulli paraprakKosovë: Populli e don shaminë në shkolla publike
Artikulli vijuesUNHCR synon të dërgoj ndihma humanitare për 60 mijë sirianë