Njëri nga pemët më të vjetra në botë të ullirit gjendet në vendin Kirkagac, në provincën Manisa në Turqi, ndërsa shumë shkencëtarë thonë se ai mund të jetë shumë më i vjetër nga që flasin hulumtimet e para, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i shërbimit lokal për bujqësi dhe blegtori në Kirkagac, Meliksah Taskin, deklaroi për AA se trungu mijëvjeçar i ullirit në vitin 2013 është vendosur nën mbrojtje të Drejtorisë për Mbrojtje të të Mirave Natyrore dhe Ambientit, dhe se së shpejti pritet ti bëhet analiza karbonike e cila do të tregojë saktë moshën e tij.
Duke rikujtuar se analizat e para tregojnë se bëhet fjalë për një trung 1652 vjeçarë, Taskin sqaroi se trungu ka marrë epitetin e më të vjetrit në Turqi dhe njërit nga më të vjetrit në botë. “Kjo pemë tërheq vëmendjen të turistëve vendas dhe të huaj, por edhe të shkencëtarëve. Kemi ndërmarrë një iniciativë për të dëshmuar se është më i vjetër se që supozohet. Mendojmë se me analizën karbonike do të dëshmohet se ky trung është i vjetër sa profeti Isa, pra 2016 vjet”, tha Taskin, sipas të cilit pema në fjalë gjendet edhe në guidat turistike.
Pronari i tokës në të cilën gjendet ulliri më i vjetër, Mehmet Adiguzel, tha se tre dekada më parë ka blerë truallin dhe se që nga atëherë e ka ditur se është shumë i vjetër, por nuk i kishte shkuar mendja ndonjëherë se mund të ishte kaq shume i vjetër.
Një pjesë të tokës, Adiguze ja ka dhuruar autoriteteve lokale për të rregulluar qasjen për vizitorët, por siç tha, ai akoma mbledhë frytet nga ulliri.
“Kur e bleva tokën, shumë njerëz më thonin ta largoja, por unë nuk munda ta bëjë një gjë të tillë. Kërkova vlerësim profesional për të caktuar moshën e ullirit. Me vërtetë është një pemë e vjetër, por akoma jep fryte të shkëlqyeshme nga të cilat bëhet vaj cilësor” tha Adiguzel.