Turqia bëhet vendi i katërt që prodhon bomba smart

Turqia i është bashkuar SHBA-ve, Izraelit dhe Rusisë, duke u bërë shteti i katërt që prodhon bomba smart, kjo falë zgjedhimit teknologjik nga Këshilli i Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik, raporton “Hurriyet Daily News”.

“Vetëm tre shtete të tjera përveç Turqisë kanë këtë teknologji”, ka bërë të ditur ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Nihat Ergun duke njoftuar se deri tani është realizuar infrastruktura për prodhimin e këtyre bombave.

Bombat smart mund të godasin në një largësi deri në 25 km ndërkohë që bombat e zakonshme mund të arrijnë një distancë deri në pesë kilometra. Kurse devijimi i tyre nuk mund të jetë më shumë se pesë deri në gjashtë metra. Këshilli turk i Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik ka punuar për këtë projekt për pesë vjet.

Shekulli Online/Përgatiti: F.S./kohaislame

Artikulli paraprak5 gjëra që nuk duhet t'i bëni gjatë një interviste për punë
Artikulli vijuesDacic: Unë piva ujë, e Thaçi verë të kuqe