Turqia dhuron më shumë se 2 miliardë dollarë ndihma në vit

Presidenti Gyl shtroi një drekë në pallatin presidencial “Çankaya” me rastin e Konferencës së Ambasadorëve që mbahet në Ankara.

Në fjalën përshëndetëse që mbajti në këtë drekë pune Presidenti Gyl tha:

“Jo çdo vend mund të flasë për çështjet që kanë të bëjnë me diplomacinë humanitare. Po të shikojmë Turqinë, ne kemi të drejtë të flasim, përpjekjet pa interes që janë bërë në veçanti vitet e fundit në emër të njerëzimit, humanizmit, ndiqen me vëmendje nga të gjithë. Para së gjithash Turqia është një vend që bën pjesën në Klubin e Donatorëve. Shpenzimet vjetore që bën Turqia pa pritur ndonjë përfitim personal i kalojnë të 2 miliardë dollarët. Bashkë me kontributin e OJQ-ve kjo shumë i tejkalon edhe shpenzimet tona, gjë që na bën të gjithëve të ndjehemi krenarë. Më besoni që kjo çështje më bën të ndjehem më shumë krenar kur mbaj fjalime. Ju jeni dëshmitar se si Turqia edhe sot është një liman i besuar dhe ku mund të strehoheni. Numri i sirianëve që janë larguar fatkeqësisht për shkak të situatës në Siri tashmë po u afrohet të 200 mijë vetëve. Ata po strehohen në Turqi për një kohë të gjatë. Pra të gjitha këto, pra përpjekjet e saj në fushën e diplomacisë humane, në mënyrë të drejtë e vendosin Turqinë si pjesë e agjendës botërore”.

Artikulli paraprakTurqia dhuron më shumë se 2 miliardë dollarë ndihma në vit
Artikulli vijuesShkarkoni versionin pa pagesë të antivirusit BitDefender