Indonezianët duhet të presin 37 vjet për të kryer haxhin

Në listën e pritjes për haxh janë 3.2 milionë indonezianë, thotë Joko Asmoro, president i Shoqatës Muslimane Indoneziane për Haxh dhe Umre.

Si vendi më i madh muslimanë me 220 milionë muslimanë, Indonezia është duke u përballur me një numër të madh të qytetarëve të saj të cilët dëshirojnë ta kryejnë haxhin.

Procesi, thotë Asmoro, kërkon që qytetarët të regjistrojnë më parë emrat e tyre për haxh në mënyrë që të gjenden në listën e qeverisë për haxh.

“Koha mesatare e pritjes për haxh është 37 vjet”, thotë Asmoro. “Kjo mesatare ka rritur kërkesën për umre, sepse çmimi për umre është më i lirë dhe koha e pritjes është më e shkurtë”, shtoi ai.

Sipas tij, në Indonezi ekzistojnë 3,500 agjenci udhëtimi. Por, vetëm 668 prej tyre janë të autorizuar për umre. Afro 200 agjenci janë autorizuar nga Ministria saudite për haxhit dhe umre, që të organizojnë haxhin. Ekzistojnë katër kompani ajrore të cilat i transportojnë haxhilerët në haxh dhe umre.

Ai thotë se ekziston edhe paketa ‘VIP Haxh’ ku haxhilerët qëndrojnë në hotele me pesë yje. Megjithatë, kjo kategori përfshin vetëm 7 për qind të haxhilerëve indonezian. Rreth 17.000 haxhilerë zgjedhin këtë kategori, sepse ajo kushtojë 8,000 dollarë.

(Islamgjakova)

Artikulli paraprakNdalohet hyrja për 3 ditë për jomuslimanët në Mesxhid-i Aksa
Artikulli vijuesGörmez: Shënjestër e këtyre sulmeve është Islami