Turqia do ketë avionët e prodhimit vendas

Në fabrikën e cila do të ndërtohet në Turqi me prodhimin e nënsistemeve të avionëve që do të prodhohen parashikohet që të marrin pjesë kompanitë TAI, Aselsan, TEI, Havelsan, THY Teknik, Alp Havacılık, Kale Havacılık, TCI …
 
 Në qendrën e Kongreseve Haliç në Stamboll u mbajt ceremonia e promovimit të avionit vendas, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Projekti “Avioni i Pasagjerëve Rajonalë” i organizuar nga Nënsekretariati i industrisë së mbrojtjes dhe i iniciuar nën kujdesin e Ministrisë Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikimit të Turqisë synon sigurimin e kompetencës teknologjike dhe punësimin në sektorin e industrisë turke të aviacionit.
 
Një Memorandum i mirëkuptimit është nënshkruar mes Inxhinierisë së Teknologjisë së Mbrojtjes STM e cila është emëruar si kontraktoi kryesor nga industria e Komitetit Ekzekutiv të Mbrojtjes dhe Sierra Nevada Corporation (SNC) e cila do të kryejë zhvillimin e avionit dhe e cila është në pronësi të dyshes Eren dhe Fatih Özmen. Avioni kombëtar TRJ-628 me kapacitet 60-70 udhëtarë i cili do të projektohet dhe zhvillohet plotësisht si rezultat i bashkëpunimit të këtyre dy kompanive synohet që të fluturojë në qiell deri në vitin 2023.
 
Avioni rajonal kombëtarë TRJ-628 i cili ndodhet në kuadër të përshpejtimit të procesit duke modernizuar një avion 32 personash i cili përdoret ende në vende të ndryshme do të prodhohet në komplekset që do të krijohen në Turqi me emrin TRJ-328 dhe T-328. Të drejtat ideatore dhe industriale të aionëve me motorë jet dhe turboprop të cilët do të prodhohen duke i kryer transferime të teknologjisë do ti përkasin Turqisë.
 
Në fabrikën e cila do të ndërtohet në Turqi me prodhimin e nënsistemeve të avionëve që do të prodhohen parashikohet që të marrin pjesë kompanitë TAI, Aselsan, TEI, Havelsan, THY Teknik, Alp Havacılık, Kale Havacılık, TCI, TSI nën drejtimin e STM.
 
-Dy motorë të ndryshëm dhe me qëllim shumëpërdorimësh-
 
Shpejtësia, distanca dhe detajet teknike të avionëve të cilët do të zhvillohen plotësisht me mundësitë vendase do të përcaktohen gjatë procedurave të projektimit dhe të zhvillimit. Avioni TRJ-328 me motor jet 32 personash do të ketë një distancë fluturimi 3 mijë e 270 kilometra. Këto avionë të cilët do të kenë një shpejtësi 750 kilometra në orë do të mund të kryejnë ngritje nga një pistë e shkurtër afërsisht 1 mijë e 400 metra. Ndërsa i njëjti avion TRJ-328 me motor turboprop do të mund të fluturojë me një shpejtësi prej 620 kiloemtra në orë dhe me një distancë prej 1 mijë e 850 km.
 
Avionët TRJ-328 dhe T-328 përveçse do të përdoren me qëllim të fluturimeve për pasagjerët, ata gjithashtu do të plotësojnë edhe nevojat e sektorit privat dhe publik si avion ambulancë, avion patrullë detare, avion VIP, si avionët e transportit ushtarak dhe gjithashtu edhe në detyrat e shërbimit të inteligjencës.kohaislame
Artikulli paraprakSylejman Bejta përjetoi maltretimet më çnjerëzore në burgjet serbe
Artikulli vijuesMüller do të lobojë që bizneset gjermane të investojnë në Kosovë