Trupat ushtarake turke vranë 12 kurdë në afërsi të kufirit me Irakun

Ushtarët turq vranë 12 rebelë kurdë gjatë përleshjeve të armatosura në kufirin turko-irakian.

Rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) përfituan nga mjegulla dhe reshjet e dëborës, për të sulmuar postoblloqet turke nga përtej kufirit me Irakun.

Incidenti ndodhi në sfondin e negociatave me liderin e burgosur të PPK Abdullah Oçalan, për t’i dhënë fund luftës së armatosur me qëllim themelimin e enklavës së pavarur kurde në Turqinë juglindore.

Artikulli paraprakA na ofrohet interneti qe ne e paguajmë? Si ta vërtetoj?
Artikulli vijuesAmerika ndërton 3 baza ushtarake në Jemen