Turqia do të ndërtojë edhe dy anije të tjera luftarake

Është qartësuar data për fillimin dhe dorëzimin e anijes kombëtare për flotën turke “MİLGEM-3”.

Ndihmësnënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes, Faruk Ëzly (Faruk Özlü) tha se kanë përfunduar me sukses punimet e ndërtimit dhe testimit të anijes MİLGEM-3 dhe se anija do t’i dorëzohet flotës turke brenda 3 viteve. Ëzly shtoi e Turqia do të vazhdojë punimet në drejtim të prodhimit vendor për të plotësuar nevojat për mbrojtjen e saj kombëtare.

Anija e dytë, TCG Büyükada, e ndërtuar në kuadër të projektit të prodhimit të anijes kombëtare (MİLGEM) ne datën 27 shtator i është dorëzuar Komandës së Forcave Detare rikujtoi Ëzly, ndërsa shtoi e ka është bërë edhe saldimi i parë për “MİLGEM-3”. Anijet “MİLGEM-3” dhe “MİLGEM-4” do të ndërtohen në ato kushte që janë prodhuar anijet e mëparshme me emrat “Heybeliada” dhe “Büyükada”.

Ëzly sqaroi se puna për ndërtimin e “MİLGEM-3” filloi në 27 shtator. “Në përgjithësi procesi i ndërtimit arrin deri në 36 muaj. Pas përfundimit të fazave të ndërtimit, testimit anija do ti dorëzohet flotës brenda 3 vjetëve”, cilësoi Ndihmësnënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes, Faruk Ëzly./trt/kohaislame

Artikulli paraprakA keni kohë!
Artikulli vijuesKujdes me ngasjen e makinës në stinën e vjeshtës