Duke filluar nga sot (1 nëntor 2016) do të fillojë dhënia e pasaportave të prodhuara sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) dhe që në chip-at që ka brenda përmbajnë edhe gjurmët e gishtërinjve të mbajtësit të saj.
Në Turqi sot fillon një periudhë e re në marrjen e pasaportave dhe lejeve të drejtimit (patentave).
Duke filluar nga sot (1 nëntor 2016) do të fillojë dhënia e pasaportave të prodhuara sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) dhe që në chip-at që ka brenda përmbajnë edhe gjurmët e gishtërinjve të mbajtësit të saj.
Për momentin veprimet për lëshimin e pasaportave dhe lejeve të drejtimit të automjeteve kryen nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Brenda një viti kjo kompetencë do ti kalojë Drejtorisë së Përgjithshme (të Ministrisë së Punëve të Brendshme) për Regjistrin Civil dhe Shtetësinë.
Chipa-t që do të kenë brenda pasaportat e reja përveç të dhënave biometrike dhe gjurmëve të gishtërinjve do të përmbajnë edhe të dhëna personale në lidhje me mbajtësin e saj si: emër, mbiemër, vendlindje, datëlindje, shtetësia, numri personal dhe numri i pasaportës, seksi etj.