Mesazhi kryesor i mbrëmjes ishte se “përpjekjet e Turqisë nuk kanë kaluar pa u vërejtur në komunitetin sirian”
WASHINGTON (AA) – Një organizatë humanitare amerikane e ka shpërblyer Turqinë me çmimin “mbrojtësi i palodhur” për mbrojtjen të cilën ia ofron popullit sirian, në veçanti për 2.7 milionë refugjatët sirianë të cilët janë strehuar në këtë shtet në pesë vitet e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë shënimit të gjashtë vjetorit të fillimit të luftës në Siri, gjatë një darke në të cilën janë tubuar fonde për popullin e Sirisë, organizata joqeveritare amerikane “Relief Coalition for Syria” çmimin ia dorëzoi ambasadorit të Turqisë në Washington, Serdar Kilic.
Mesazhi kryesor i mbrëmjes ishte se “përpjekjet e Turqisë nuk kanë kaluar pa u vërejtur në komunitetin sirian”.