Turqia ditë më parë hapi parkun e tretë me radhë të cilin e emëroj “Parku Dëshmori i Kosovës, Adem Jashari”. Veçantia e Shtetit turk qëndron se është vendi i vetëm në botë që tri parqe i emëron me emrin e heroit të Kosovës, Adem Jasharit, ky shembull nuk shihet në asnjë qytet tjetër të botës.
Ky gjest shënon edhe më tutje raportet e mira dhe dashamirësinë e popullit turk ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
Pas parkut në Stamboll dhe Sivas, i treti u hap me sipërfaqe prej 8000 metra2 në Pendik të Turqisë.