Ujku i mbyt 20 dele dhe i lëndon dhjetë të tjera

Fermerit nga fshati Dobërdol i Podujevës, Bedri Gashi, ujku ia ka mbytur rreth 20 dele dhe ia ka plagosur 10. Po kaq i kanë humbur mëngjesin e hershëm të ditës së premte, shkruan sot Koha Ditore.

“Rasti ka ndodhë sot në orët e hershme të mëngjesit. Në orën 04:30 jam çua me shkua në pazar në Vushtrri. Edhe tash unë e kam ahurin ma naltë e torishtën më poshtë. Diku rreth 05:00-05:15 i kam nxjerr prej ahurit se mu duk që e kishin pas nxehtë edhe thash t’i lëshoj poshtë në torishtë.

Kur jam nisë për Vushtrri iu kam thanë në shtëpi që sa të çohen djemtë le t’i lëshojnë edhe kam vazhdua unë”, ka thënë Bedri Gashi. “Kur kam shku diku në Besi më kanë thirr në telefon. Më thanë ku i ke lanë dhentë? Iu kam kallxua. Thanë valla jo diçka i kish mbyt. Iu thash a shumë a pak a?

Më thanë tana po na doket. Iu kishin rritë pak. Jam kthye edhe i kam pa 20 në torishtë të mbyta, 11 a 13 të plagosura edhe janë diku 7 a 9 që janë humb krejt. I kemi njoftua policinë, veterinarët, komunën, kanë ardhë i kanë fotografuar”.

Artikulli paraprakKomuna e “Hidroregjioni” me projekt furnizimi me ujë për 25 fshatra
Artikulli vijuesTurqia hapi parkun e tretë me 8000m2 në nderim të “Adem Jasharit”