Turqia: I bëjmë thirrje Iranit dhe Arabisë Saudite për vetëpërmbajtje

Kurtulmus tha se tensionimi që jetohet përveç këtyre dy vendeve do të dëmtojë edhe rajonin.

Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus duke e bërë të ditur se tensionimi mes Arabisë Saudite dhe Iranit do ti shkaktoj dëme edhe këtyre dy vendeve, por edhe rajonit, ju bëri thirrje për vetëpërmbajtje.

Në deklaratën e bërë pas mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave, Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Numan Kurtulmus tha se: “Ky tensionim që jetohet mes Arabisë Saudite dhe Iranit do ti bashkëngjitet tensionimit edhe ashtu të pranishëm në Lindjen e Brendshme, ndërsa dëshirojmë që të dyja vendet të dalin sa më shpejt nga kjo situatë. Rajoni edhe ashtu është një fuçi baroti dhe nuk ka më fuqi për ti përballuar tensionimet e reja. Të dyja vendet mike i porosisim që të veprojnë me maturi, pa nxitim. Veprimi me armiqësi kundër njëri-tjetrit do të shkaktoj dëme të dyja vendeve dhe gjithë rajonit”.

Deklaratën e tij Kurtulmus e vijoi me këto fjalë: “Këshillojmë Iranin që të siguroj mbrojtje të përfaqësive diplomatike që ndodhen në vend. Ne jemi një vend që hoqi dënimet me vdekje. Ekzekutimi i këtyre lloj dënimeve posaçërisht të atyre politike nuk do të kontribuoj në paqen e rajonit. Ne jemi shprehur qartë kundër këtij lloj dënimi”.

Duke prekur edhe në luftën kundër terrorit Numan Kurtulmus bëri të ditur se “Në shumicën e zonave të Turqisë është duke u zhvilluar një luftë shumë e vendosur kundër terrorit dhe fatkeqësisht herë pas here detyrohemi të marrim masa shumë të rënda në këtë drejtim. Aktualisht ne kemi arritur progres të rëndësishëm në këtë aspekt në tre nënprefektura tona në Silopi, Sur dhe Cizre. Kjo luftë vazhdon ende”.

Kurtulmus gjithashtu tha se çështja e dëmshpërblimit të dëmeve të qytetarëve të prekur nga terrori ka qenë në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit të Ministrave./trt/

Artikulli paraprakSHBA, largohen nga puna 190 muslimanë, nuk lejohej namazi në kohën e pauzës
Artikulli vijuesVIDEO – Çka i tha Imami i Qabes hoxhës Ferid Selimi