Turqia i dhuron 3 milion euro ushtrisë dhe policisë shqiptare

Qeveria turke, ndër kontribuesit kryesorë në modernizimin e forcave të armatosura të Shqipërisë dhuroi sot 3 milion euro për ushtrinë dhe policinë shqiptare. Ndihma në fjalë konsiston kryesisht në mjete motorike.

Me këtë rast u zhvillua një ceremoni në Komandën e Batalionit të Forcave Speciale në Zall Herr, ku mori pjesë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjerbrea, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hydajet Bajraktar, atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë, kolonel Nizametin Doar, gjeneralë, etj.

Në fjalën e saj ministrja Kodheli, u shpreh: “Ne, këtë ndihmë bujare të Republikës së Turqisë do të dimë ta përdorim sa më mirë të jetë e mundur, në funksion të rritjes së kapaciteteve operacionale, modernizimit të ushtrisë sonë dhe padyshim të modernizimit dhe rritjes së kapaciteteve të Ministrisë së Brendshme”.

Kjo ndihmë, vijoi Kodheli, vjen si mundësi më e madhe për t’i shërbyer më mirë funksioneve tona kushtetuese, funksioneve tona në respekt dhe detyrim të Sigurisë dhe Mbrojtjes tonë, rajonit e më gjerë.

Të pranishmit që morën fjalën në këtë ceremoni vlerësuan marrëdhëniet Shqipëri -Turqi si shembullore./trt/kohaislame

Artikulli paraprakSiri: Kryengritësit vrasin 80 ushtarë të regjimit të Asadit
Artikulli vijuesEmiratet mbledhin 28 milion dollarë donacione për Sirinë