Turqia insiston që SHBA ta ekstradojë Fetulla Gylenin

0
264

Ministri turk i Drejtësisë, Abdylhamit Gjyl deklaroi se Turqia deri më tani i ka dërguar shtatë kërkesa SHBA-së për ekstradimin e predikuesit islamik, Fetulla Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon se është organizator i tentimit të vjetshëm për grusht shtet në vend.

Sipas Gjyl, SHBA-ja deri më tani nuk ka vepruar për asnjërën për këto kërkesa, me çka praktikisht “janë duke e fshehur kriminelin nga drejtësia”.“Vazhdojmë të presim dhe të kërkojmë nga SHBA-ja të mos e fshehin udhëheqësin e terroristëve dhe ta dorëzojnë para gjykatës së pavarur dhe të paanshme.

E drejta e popullit turk në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare është që ta presë këtë”, deklaroi Gjyl.Gjylen me dekada jeton në SHBA dhe menaxhon me rrjetin e tij global të kompanive dhe institucioneve arsimore nga prona e tij në Pensilvani. Turqia e akuzon se përmes ithtarëve të tij në armatën dhe shërbimet e sigurimit e ka organizuar tentimin për grusht shtet më 15 korrik të vitit 2016, kur qindra persona u vranë, ndërsa mbi 2.000 u plagosën.