Në një kohë që vazhdojnë debatet për centralet bërthamore që planifikohen të ndërtohen në Mersin dhe Sinop ka ardhur lajmi për një central të ri nuklear.
“Varësia në energji” apo “shëndetësi dhe ambient të sigurt”…
Këta janë dy kapituj të papajtueshëm dhe që të vijnë në mendje kur bëhet fjalë për energjinë bërthamore.
Turqia vetëm 30% të nevoja të energjisë përballon me burimet e veta, ndërsa 70% të energjisë e importon.
Kjo është edhe arsyeja kryesore që e shtyn Turqinë të orientohet drejt energjisë bërthamore.
Ambietalistët dalin kundër centraleve bërthamore që planifikohen të ndërtohen në Mersin dhe Sinop, duke treguar si shembull aksidentin e fundit nuklear në Fukushima.
Mbrojtësit e ambientit protestat i vazhdojnë çdo ditë me metoda të reja.
Pavarësisht të gjitha këtyre debateve nga Ministri i Energjitikës dhe Burimeve Natyrore, Taner Jëlldëz, erdhi lajmi për ndërtimin e një centrali të ri bërthamor.
“Direktiva e zotit Kryeministër është sigurimi i strukturimit energjetik të Turqisë, si një strukturë që zhvillohet, rritet dhe përparon, si edhe ju thashë pak më parë, kjo ka të bëjë me centralet e fuqisë nukleare duke ndërtuar 12 reaktorë në 3 pika kryesore”- sqaroi Ministri Jëlldëz.
Për sa i përket vendit ku do të ndërtohet centrali i tretë bërthamor nuk është bërë ende ndonjë përcaktim.
“Në lidhje me sigurinë ne kemi 88 kapituj, të përmbledhur këta nën 11 kapituj kryesorë, përfshi këtu edhe elementin e sigurisë së këtyre centraleve ndaj tërmeteve, gjë që trajtohet shpesh në opinionin publik, por kemi edhe kapituj të tjerë që kanë të bëjnë me detajet teknike të projektit. Duhet të përpilojmë patjetër një strukturë që do të jetë e aftë tu japë përgjigje të gjitha pikëpyetjeve”, – u shpreh Ministri Jëlldëz. /TRT
You Might also Like
Vritet komediani somalez që tallte myslimanët
Në Somali, policia njofton se një komedian dhe muzikant i njohur vendor, i cili tallej…
By
Redaksia
1 Min Read
Hapet Kanali i Ri i Suezit
Me 20 milionë tonë rërë të gërmuar dhe me 80 për qind të volumit të…
By
Redaksia
0 Min Read
Në Los Angeles hapet xhamia vetëm për gra
Dy gra nga Kalifornia Jugore kanë hapur një xhami vetëm për femra në Los Angeles.…
By
Redaksia
1 Min Read
Izrael, ushtria heq bombat me fosfor
Ushtria izraelite thotë se ka ndaluar bombat fosforike, të cilat shkaktojnë shpërthime të përsëritura dhe…
By
Redaksia
1 Min Read
Pas ngjarjeve në Paris, rritet shqetësimi i myslimanëve evropianë
Pas sulmeve të përgjakshme të terrorit në Paris, komuniteti myslimanë i Evropës, me në krye…
By
Redaksia
1 Min Read
Talebanët: Nuk na vlen tërheqja e trupave amerikane
KABUL – Lajmi i presidentit amerikan, Barack Obama për tërheqjen e 34.000 burrave nga Afganistani…
By
Redaksia
1 Min Read
