Ministri i Zhvillimit Lyfti Elvan (Lütfi Elvan) në deklaratat që bëri në Kuvajt, stacioni i parë i turneut që ka filluar në vendet e Gjirit i shoqëruar edhe nga një grup biznesmenësh, biznesmenëve kuvajtianë u dha këtë mesazh: “Në planet tuaja investuese 150 miliardë dollarëshe bashkëpunoni me biznesmenët turq”.
Elvan u prit në takim nga Ministri i Shtetit të Kuvajtit për Planifikimin dhe Zhvillimin dhe njëherësh Ministër i Punëve Sociale dhe Punës, Hind Subaih Barrak al-Subaih.
Elvan tha se Kuvajti ka në plan që brenda 5 viteve të ardhshme të realizojë në projekte me vlerë totale 150 miliardë dollarësh.
“Presim mbështetjen e ministrit që firmat tona të marrin një pjesë të madhe nga pasta e projekteve të infrastrukturës dhe superstrukturës që Kuvajti ka në plan të realizojë në vitet e ardhshme, siç janë aeroporti dhe metroja”, – tha Elvan.
Me një vëllim prej 16,9 miliardë dollarësh Turqia renditet në krye të listës së investimeve që vendet e Gjirit kanë bërë në botën e jashtme, u shpreh Elvan, ndërsa shtoi: “Marrëdhëniet Kuvajt-Turqi po zhvillohen me shpejtësi. Volumi tregtar ndërmjet dy vendeve sot është në nivelin e 700 milionë dollarëve, por kjo është e pamjaftueshme për të dyja vendet. Duhet që ta ngremë në nivele më të larta”.
“Turqia për Kuvajtin është porta që hapet drejt Evropës. Edhe Kuvajti është për Turqinë porta për të hyrë në rajonin e Gjirit. Në qoftë se punojmë së bashku, do të bëhemi edhe më të fuqishëm”, vijoi ai.
Ministri turk rikujtoi edhe një herë se të huajve që blejnë patundshmëri në Turqi u jepet 1 vit leje qëndrimi dhe në rast se e mbajnë e kujdesen për këtë patundshmëri për 8 vjet pajisen me leje të përhershme qëndrimi në Turqi.
“Së shpejti do të nxjerrim një rregullim të ri ligjor. Atyre që do të investojnë në Turqi mbi një sasi të caktuar parash do t’u njohim të drejtën e nënshtetësisë”, cilësoi Elvan.
Ministri Elvan tha se Kuvajti renditet në krye të vendeve që e mbështet Turqinë në procesin pas tentativës së organizatës terroriste gethullahiste-struktura paralele në shtet (FETO/PDY) për grusht shteti në 15 korrik.
“Autoritetet kuvajtiane u shprehën që në orët e para se gjenden pranë Shtetit të Republikës së Turqisë. Me këtë rast e kam për detyrim që ti falënderoj ata edhe një herë për këtë mbështetje”, vijoi ai.
Elvan tha se Turqia do të rritet me ritme më të shpejta pas eliminimit plotësisht të FETO-s.