UNHCR: 90% e refugjatëve sirian në Liban jetojnë me borxhe

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) njoftoi se 90 përiqnd e refugjatëve që ndodhen në Liban përballojnë nevojat themelore duke hyrë në borxhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i UNHCR-së, Adrian Adwards në një konferencë për mediat të mbajtur në Zyrën në Gjenevë tha se në konsultim me më shumë se 100 mijë familje refugjatësh kanë kryer një anketë të përbashkët me UNICEF-in dhe Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së dhe rezultatet e anketës kanë zbuluar një rritje serioze nën masat e borxheve të refugjatëve në Liban.

Edwards ka thënë se për shkak të burimeve të pamjaftueshme ndihmat e OKB-së janë reduktuar dhe se refugjatët kanë vështirësi për të gjetur punë. Ai ka shtuar më tej se refugjatët sirianë për të plotësuar nevojat themelore në ushqim, nevojat shëndetësore dhe për pagesën e qirave vazhdimisht futen në borxhe.

“90 përqind e më shumë se 1 milionë refugjatëve përballojnë nevojat themelore duke hyrë në borxhe. Një familje refugjatësh hyn në një borxh prej 842 dollarësh në muaj. 40 përqind e familjeve të refugjatëve janë familje të cilat kanë borxhe ndaj pronarëve të shtëpive dhe nuk kanë paguar qiratë për 5 muaj me rradhë. Ndërsa më shumë se 75 përqind e tyre marrin borxh për ushqime për shtëpinë, dhe 70 përqind janë të detyruar të jetojnë mesatarisht me 3.84 dollarë në ditë”, deklaroi Edwards.

Ai ka potencuar se UNCHR-ja për refugjatët në Liban ka bërë thirrje për një ndihmë prej 1.87 miliardë dollarësh, por deri tani ka arritur të mbledhë vetëm 45 përqind të kësaj shume.

Artikulli paraprakProfesori bullgar pranoi Islamin duke përkthyer Kur’anin
Artikulli vijuesErdogan: Myslimanët nuk i lejmë në mëshirën e terroristëve