Turqia ofron ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet në jug të Shqipërisë

Sot në një ceremoni Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar iu ka dorëzuar autoriteteve të emergjencave civile shqiptare ndihmat e ardhur nga Agjencia e Emergjencave Civile të Turqisë (AFAD), e përbërë NGA rreth 1700 pako me ndihma ushqimore, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në ceremoninë e dorëzimit e cila u organizua në ambientet e rezervave shtetërore në periferi të Tiranës merrte pjesë Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë,  Genci Gjonçaj, Drejtori i Emergjencave Civile në Shqipëri, Shemsi Premçi, Përfaqësues të AFAD si dhe Këshilltari për Marrëdhëniet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë Şaban İşlek.
 
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë,  Genci Gjonçaj e njohu nga afër Ambasadorin e Turqisë me gjendjen e zonave të përmbytura dhe sistemin e operimit të shpërndarjes së ndihmave. 
Gjonçaj në një prononcim për Anadolu Agency (AA) falënderoi autoritetet turke për ndihmën e dhënë dhe ndërhyrjen në kohë ndaj situatës së krijuar.
 
Gjonçaj duke falënderuar të gjithë shtetet që kanë kontribuar në këtë emergjencë civile ka dhënë siguri mbi shpërndarjen e plotë dhe të shpejtë si dhe dërgimin në destinacionin e duhur të ndihmave të ardhura nga vende ndryshme dhe Turqia në veçanti.
 
Gjonçaj në vazhdim të fjalës së tij tha se “përfitoj nga rasti të falënderoj shtetin turk dhe TIKA-n që i gjenden pranë popullit shqiptarë në momente të vështira dhe inkurajoi TIKA-n të vazhdojë të qëndrojë dhe kontribuojë për Shqipërinë dhe shqiptarët pasi ne i jemi mirënjohës për praninë tyre. Jemi të gatshëm të zgjerojmë bashkëpunimin me të jo vetëm në emergjencat civile, por edhe në fushat e tjera”.
 
Pjesa jugore e Shqipërisë disa ditë më parë u përfshi nga përmbytjet, ku si pasojë u dëmtuan me dhjetëra banesa, biznese dhe u përfshinë nga ujërat mijëra hektarë tokë. Nga kjo situatë autoritetet shqiptare iu drejtuan për ndihmë disa shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare.
Artikulli paraprakSherr masiv në parlamentin turk, lëndohen disa deputetë
Artikulli vijuesApple me 128 miliardë dollarë është brendi më i vlefshëm në botë