Në kërkim të Balilit, shoqërohen të afërmit e “Escobarit” në Delvinë

Sot në orën 05:30 minuta operacioni për kapjen e Klement Balilit ka çuar në fshatin Stjar dhjetëra policë, të cilët shoqëruan dhe morën në pyetje një numër të madh personash.

Mes të shoqëruarve janë edhe familjarë të Klement balilit si dhe i biri i tij. Një pjesë e të shoqëruarve janë aktualisht në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.

Forcat RENEA dhe reparte të tjera të policisë janë në aksion aktualisht dhe në Gjirokastër ndodhet edhe një prej drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa.

Policia ka kontrolluar imtësisht 10 banesa në fshatin Stjar të Delvinës dhe në qytetin e Sarandës, të gjitha të të afërmmve apo të njohurve të Balilit.

11 persona janë marrë dhe po intervistohen në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, ndërsa janë kontrolluar me imtësi edhe tre hotele.

Policia e Shtetit njofton se aksioni për kapjen e Klement Balilit, të kërkuar nga autoritetet greke për trafik ndërkombëtar droge, është në zhvillim e sipër.

/ Top Channel

Artikulli paraprakDeklaratat për Policinë e Shtetit, Rama: Institucioni më i besuar
Artikulli vijuesTahiri, vizitë në Kosovë, takohet me Thaçin