Turqia ka paralajmëruar administratën e Uashingtonit, ndaj të cilës reagoi ashpër lidhur me deklaratat e saj për operacionin “Mburoja e Eufratit” në zonën e Jarabulusit, në veri të Sirisë…
Turqia ka paralajmëruar administratën e Uashingtonit, ndaj të cilës reagoi ashpër lidhur me deklaratat e saj për operacionin “Mburoja e Eufratit” në zonën e Jarabulusit, në veri të Sirisë.
Reagimi ndaj deklaratës se “janë të papranueshme luftimet në zonat siriane, ku s’ka prani të organizatës terroriste DAESH”, bërë të dielën nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), iu përcoll ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, John Bass, i cili u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Nënsekretari Feridun Sinirlioglu e priti ambasadorin Bass në ambientet e Ministrisë dhe e njoftoi atë se fjalët e autoriteteve amerikane në lidhje me operacionin ushtarak “Mburoja e Eufratit” janë të papranueshme.
Bassi u paralajmërua gjithashtu se vendi i tij duhet të mbajë premtimin për tërheqjen e PYD/YPG-së, zgjatimi sirian i organizatës terroriste dhe separatiste PKK, në lindje të Lumit Eufrat.