Turqia përgatitet të hyjë në tregun saudit prej 240 miliardë $

Sipas lajmit të Gazetës “Sabah”, Kontraktorët turq do të hapen në tregun saudit.

Kanë filluar të qartësohen detajet në lidhje me propozimin e Arabisë Saudite : “Le të bashkëpunojmë për ndërtimin e 2 milion banesave”.
Kërkesa për ndërtimin në një sipërfaqe prej 300 milion metra katrorë, do të thotë 240 miliardë dollarë për kontraktorët turq.
Sektori i ndërtimit turk, zë vendin e dytë të kontraktorëve në botë.
Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Suud, në këtë kontekst, ka në rend të ditës stimulimin për nevojën e banesave sociale të popullit.
Ky lajm vjen pas një vizite zyrtare ditë më parë të Presidentin Recep Tayyip Erdogan, në Arabinë Saudite ku ishte ftuar nga Mbreti Selman bin Abdulaziz Al Suud.

Artikulli paraprakTurqi, tjetër tragjedi në det, mbyten të paktën 34 persona
Artikulli vijuesSHBA – Gordon: Gulenin duhet ta paketojmë urgjentisht në Turqi