Ushtria franceze po kryen një operacion në shkallë të gjerë në veri të Malit

Ani pse që moti ishte shpallur përfundimi i intervenimit nga ana e Francezëve gjoja pas “çlirimit të vendit”, aty shihet se është ende e nevojshme një luftë e madhe për të përcaktuar fituesin e vërtetë.

Ushtarakët francezë, të cilët operojnë në Mali, filluan një operacion special në shkallë të gjerë në veri të vendit. Qëllimi i tij është zbulimi i grupeve të armatosura të muslimanëve që gjenden në veri të qytetit të Gao.

Operacioni i koduar “Gustav”, u bë një nga më të rëndësishmit që nga dërgimi i trupave franceze në Mali. Në të marrin pjesë rreth 1.000 ushtarakë. Në dispozicion të njësive ushtarake që janë përfshirë në këtë operacion janë disa dhjetra automjete të blinduara, artileria, aviacioni dhe avionët pa pilot.

Artikulli paraprakTrushplarja e fëmijëve në Korenë e Veriut
Artikulli vijuesNjë vit nga vrasja e pesëfishtë në Smilkovc