– Në të gjithë Turqinë sot mbahen manifestime në kuadër të shenimit të 100 vjetorit të ngjarjes së Sarikamish-it në të cilën dhanë jetën rreth 90.000 ushtarë turq.
Dhjetra mijëra persona të ardhur nga shumë vende të botës, duke përfshirë këtu shtetas të ardhur nga Maqedonia, Sanxhaku, Afganistani, Pakistani Libani dhe shumë vende të tjera dhe jo vetëm kaq por nga anë e mbanë Turqisë marshuan drejt Sarikamishit për të përkujtuar 90 mijë dëshmorët e rënë në këtë vend.
Sot është mbajtur manifestimi qëndror, marshi përkujtimor në shenjë rrespekti për dëshmorët turq, e organizuar nga Ministria e Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Kuvendit të Turqisë (TBMM) Çemil Çiçek, Ministri i Brendshëm Efkan Ala, Ministri i Rinisë dhe Sporteve Akif Cagatay Kiliç, Guvernatori i Kars Gunay Ozdemir, shumë parlamentarë dhe një numër i madh i qytetarëve turq u mblodhën në Kizilcubuku, nga ku filloi marshi.
Ndërkohë, marshi përkujtimor në rrespekt të dëshmorëve turk është 8.5 kilometra i gjatë.
Rreth 90 mijë ushtarë turq ndërkohë që ishin duke shkuar në një betejë në Kaukaz midis Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane që u zhvillua gjatë Luftës së Parë Botërore. Ndërkohë që pjesa prej 90 mijë ushtarësh turq të cilët shkonin drjet fushës së betejës humbën jetën nga i ftohti në Sarıkamısh.
Sarikamis është qytet në verilindje të Turqisë, i rrethuar me male të pasura nga pyjet halore dhe është një nga qendrat dimrore më të bukura të Turqisë.
Gjatë Luftës së Parë Botërore Perandoria Osmane humbi shumë terren ndaj Rusisë. Si pasojë e këtyre humbjeve Enver Pasha përgatit një ushtri prej 90 mijë peronave për të rimarrë zonat e pushtuara dhe për të kaluar në Kaukaz.
Enver Pasha gjatë rrugëtimit të tij bën një gabim shumë të madh duke detyruar të gjithë ushtarët e tij të kalojnë natën në Sarikamish në qiellin e hapur në një temperature shumë grade nën zero.
Në një gjendje të mjerë ushtria e Enver Pashës më shumë se me armikun e tij luftoi me dëborën.
Të nesërmen në mëngjes ndodh tragjedia ku të gjithë ushtarët, rreth 90 mijë persona dhanë jetën e tyre në krye të detyrës
Sipas disa të dhënave historike, nga 100.000 ushtarë turq mbijetuan vetëm rreth 18 mijë.