HRW, sulmet e qeverisë siriane ndaj civilëve

Forcat ajrore siriane janë duke ndërmarrë qëllimisht sulme të padrejta dhe ndaj civilëve, ka paralajmëruar një lider i grupit të të drejtave të njeriut.

Human Rights Watch ka njoftuar se ka vizituar 52 vende në veri-perëndim të Sirisë, duke mbledhur të dhëna mbi 59 sulme të tilla të paligjshme.

HRW përcakton se të dyja llojet e sulmeve, që mendohet të kenë vrarë me mijëra vetë, janë shkelje serioze të ligjeve ndërkombëtare. Grupi kritikoi gjithashtu Rusinë dhe Kinën, të cilat kanë bllokuar veprimet kundër Damaskut.

Nga tetori 2011 deri në korrik 2012, ata kanë vënë veton për 3 rezoluta të propozuara nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së, kundër qeverisë siriane.

HRW bën të ditur se masat nga OKB, sic janë sanksionet e përcaktuara, embargo e armëve dhe referimi i situatës aktuale në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, në Hagë, janë urgjentisht të domosdoshme.

Sipas tyre, veprimet e paligjshme të qeverisë siriane kanë lënë mbi 70 mijë të vdekur, që përllogariten të jenë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Në raportin e tyre, HRW thotë se, që prej korrikut 2012, sulme të rregullta nga ajri, nga avionët e Forcave ajrore siriane dhe helikopterët, janë kryer mbi “qytete, fshatra dhe rrethinat fqinje, të zotëruara nga forcat opozitare”./tch/kohaislame

Artikulli paraprakGuatemala njeh Palestinën si shtet të pavarur
Artikulli vijuesUruguaji legjitimon martesat e homoseksualëve