Turqia po ndërton mur në kufi me Sirinë

Turqia po ndërton një mur dy metra të lartë në disa pjesë të kufirit të saj me Sirinë në afërsi të zonave të luftimeve konstante për të ndaluar kalimit ilegal të kufirit dhe kontrabandën.

Puna ka nisur tashmë dhe skuadrat e punëtoreve po hapin themelet për murin në zonën Nusabin. Muri do të bllokojë vetëm një pjesë të vogël të kufirit prej 900 kilometrash që dy vendet kanë, por tregon mjaft qartë shqetësimin në rritje të Ankarasë për kalimin e dhunës brenda Turqisë.

Autoritetet lokale turke nuk kanë pranuar të thonë se sa i gjatë do të jetë muri, por sipas mediave bëhet fjalë për disa seksione prej 2 apo 3 kilometra secili. Turqia, e cila po strehon rreth 500 mijë refugjatë sirianë, është një kritike e ashpër e presidentit Bashar al Asad dhe mbështet hapur luftën e rebelëve kundër tij. 

/ tch/kohaislame

Artikulli paraprakSi instalohet iOS 7 në iPhone, iPad, iPod?
Artikulli vijuesZhvillimi ekonomik i Turqisë, ka bërë që anëtarësimi në BE të mos jet prioritet i popullit turk