Si instalohet iOS 7 në iPhone, iPad, iPod?

iOS 7 është verzioni më i ri i sistemit operativ, i cili­­ operon në paisjet mobile të Apple sic janë iPhone, iPod touch, iPad. Në mënyrë që të instaloni sistemin e ri operativ ndiqni hapat në vazhdim.

Qysh Me Instalu iOS 7 në iPhone, iPad, iPod

Në cilat paisje mund ta instaloni iOS 7?

Para se të filloni këtë proces duhet siguruar që keni paisje kompatibile me iOS 7. Pasi që iOS 7 shton shumë veçori të reja të cilat edhe ngarkojnë paisjen me grafika të fuqishme kërkohet edhe fuqi procesimi të madhe që gjithçka të funksionoj rrjedhshëm, andaj Apple e ka kufizuar këtë sistem operativ për këto modele:

iPhonë: 4, 4S, 5, 5C dhe 5S

iPad: 2, 3, 4 dhe iPad mini

iPod Touch: Gjenerata e pestë.

Pregatituni për instalim

Nëse mendoni ta instaloni direkt nga paisja atëherë ju duhet lidhje Ëi-Fi të internetit. Nëse nga iTunes, pra përmes kompjuterit, atëhere sigurohuni që e keni verzionin e fundit të iTunes të instaluar në kompjuter. Nëse jo atëherë shkarkojeni nga webfaqja zyrtare e Apple.
Poashtu ju sygjerojmë që të bëni backup të dhënat në paisjen tuaj para se të filloni. Kjo ju siguron që nëse diçka nuk shkon mirë atëherë të dhënat edhe nëse fshihen nga paisja ato do t’i gjeni në kompjuter.

Back up përmes kompjuterit

Për të bërë backup përmes kompjuterit, atëhere këtë e bëni përmes programit iTunes. Vetëm lidheni paisjen tuaj me kompjuter dhe hapeni iTunes ne kompjuter.

Kur iTunes të hapet, klikoni ne butonin Devices dhe zgjedhni iPhone tuaj. Klikoni në Back Up Now dhe procesi do të filloj.

Back up direkt nga paisja

Për të bërë backup direkt nga paisja ju duhet llogari në iCloud. Sigurohuni që paisjen e keni të lidhur me Ëi-Fi pasi që nuk mund të bëni backup përmes rrjetit të operatorit mobil.­

Pasi që t’lidheni shkoni në Settings > iCloud > Storage & Backup, dhe lëshojeni iCloud Backup, dhe shtypni Back Up Now.

Qysh Me Instalu iOS 7 në iPhone, iPad, iPod 1

Instaloni direkt nga paisja

Nëse keni përdorur iOS paisje për një kohë, atëherë sigurisht që jeni të familiarizuar me procesin e shkarkimit të update për aplikacione në App Store. Pra e kuptoni kur shfaqet një numër me prapavijë të kuqe në ikonën e App Store, që tregon se ka update të ri për aplikacione. Procesi i instalimit të iOS 7 është i ngjashëm, vetëm se në vend që të shkoni në App Store, e hapni Settings dhe navigoni në General > Softëare Update. Duhet të shmangni që paisja të ju fiket gjatë procesit të instalimit, andaj sigurohuni që paisja të ketë 50 përqind bateri apo thjeshtë ta lidhni në rrymë. Paisja do të ristartohet vetë dhe do të instalohet sistemi operativ i ri.

Qysh Me Instalu iOS 7 në iPhone, iPad, iPod 2

Instalimi përmes kompjuterit

Nëse nuk jeni avanturier dhe preferoni mënyrën e vjeter, nuk ka problem. Vetëm lidheni paisjen me kompjuter dhe hapeni iTunes. Të njejtën procedurë e ndiqni si në rastin për backup. Andaj klikoni në paisjen tuaj në iTunes dhe klikoni në tastin Update. Kur update të përfundoj paisja do të ristartohet dhe do të instalohet sistemi operativ i ri.

Qysh Me Instalu iOS 7 në iPhone, iPad, iPod 3

Artikulli paraprakObama ka kërcënuar Erdoganin lidhur me kontratat e armëve
Artikulli vijuesTurqia po ndërton mur në kufi me Sirinë