Turqia shpenzon më shumë se 5.5 miliardë dollarë për refugjatët sirian

Turqia shpenzon më shumë se 5.5 miliardë dollarë për refugjatët sirian
 
 
Turqia ka shpenzuar me shume se 5.5 miliarde dollare per te mbështetur sirianët që po qëndrojnë në Turqi, bën të ditur Dikasteri i Emergjencave të Turqisë.
Drejtori i këtij dikastgeri, Fuat Oktay i bëri këto komente në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, ku ai u takua me përfaqësuesit e Grupit Mbështetës të Donatorëve.
 “Komuniteti ndërkombëtar ka shpenzuar 306 milion dollarë për sirianët, shumë e cila për fat të keq nuk mjafton. tha Oktay.
Ai gjithashtu tha se delegacionet turke do të vizitojnë kampet e refugjatëve në provincat turke të Gaziantep dhe Kilis më 15 dhe 16 prill, para se të shkojnë për në Liban dhe Jordani, vende që gjithashtu presin refugjatët sirianë.
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, vlerësoi gjithashtu Turqinë për mikpritjen e refugjatëve sirianë.
 Konflikti katër-vjeçar sirian ka krijuar një krizë të theksuar të refugjatëve, me sa më shumë si 4 milion refugjatë të regjistruar aktualisht në vendet fqinje si Turqia, Jordania, Libani dhe Iraku.
 Turqia aktualisht pret gati 1.7 milion refugjatë sirianë, sipas Ministrisë së Zhvillimit të Turqisë. /mszh
Artikulli paraprakMaqedonia harron shqipen
Artikulli vijues400 emigrantë humbin jetën nga fundosja e anijes në detin Mesdhe