Turqia testoi raketën e parë kundërajrore të prodhuar në vend

Në Liqenin e Kripur (Tuz Gölü) është testuar për herë të parë raketa e mbrojtjes kundërajrore me fluturushë të ulët krejtësisht prodhim kombëtar.

Në provat e para raketa është shkëputur pa asnjë problem nga shtrati i lëshimit dhe e përfundoi fluturimin në flurudhën e llogaritur.

U publikuan pamjet e testimit të raketës së parë 100% prodhim kombëtar për mbrojtje kundërajrore me flurudhë të ulët.

Të dhënat në lidhje me raketën gjatë qitjeve të provës u mblodhën radarë dhe aparatura të tjera matëse sipas planifikimeve të bëra.

Në kuadër të projektit HİSAR-A, që kontraktori kryesor është firma ASELSAN, sistemet e radarit, komandimit dhe kontrollit të qitjes prodhohen dhe zhvillohen nga kompania ASELSAN, kurse sistemet raketore prodhohen nga firma ROKETSAN.

Nënsekretari i Industrisë së Mbrojtjes, Murad Bayar në një deklaratë që kishte bërë lidhur me këtë çështje kishte thënë se projekti në Turqi kishte filluar si një program zhvillimi dhe programi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Falë këtyre raketave, për të cilat po punohet në një fshehtësi të madhe për më shumë se 2 vjet, Turqia do të shpëtojë nga shumat e mëdha që harxhon për të blerë raketa të tilla nga jashtë shtetit./trt/kohaislame.com

Artikulli paraprakSHBA: Shpresohet për arritjen e marrëveshjes me Afganistanin
Artikulli vijuesArrestohen edhe 500 anëtarë të lëvizjes Vëllazëria Myslimane