Kryeministri Yıldırım: Do të riformatojmë forcat e armatosura

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım në një dalje televizive në Bloomberg News, ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım në një dalje televizive në Bloomberg News, ka folur për zhvillimet e fundit në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë fjalës së tij duke theksuar se Turqia u kthye nga një prag katastrofe tha: “Për fat të keq ishte një tentativë e armatosur për grusht shteti. Ajo u shtyp me anë të rezistencës popullore dhe mendjemprehtësinë e Presidentit tonë dhe gjendja në Turqi u kthye në normalitet. Askush të mos presë që ata të cilët u bënë shkak për këtë situatë të shpëtojnë lehtë, pasi kemi lënë pas 246 dëshmorë dhe mijëra të plagosur. Këta do të japin llogari, por gjatë llogarisë nuk do të veprojmë me ndjenjën e hakmarrjes. Do të veprojmë brenda vijave të drejtësisë. Sepse Turqia është një shtet i ligjeve dhe çfarë do lloj gjëje që të jetë e nevojshme për ta treguar këtë do ta bëjmë.”

Ndërsa në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në Turqi, Kryeministri Yıldırım tha: “Mendoni pak për Francën. Ajo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak se ndodhi një sulm terrorist. Nuk mjaftoi njëherë por e zgjati atë edhe 6 muaj të tjerë. Normalisht ne nuk jemi për një zgjatje të mundshme, por nëse brenda 3 muajve çdo gjë do të shkojë mirë do ta heqim. Por nëse kemi ende punë për të bërë atëherë nuk mendojmë dy herë për ta zgjatur atë.”

Duke theksuar se dy ngjarjet në Turqi dhe Francë nuk mund të krahasohen, Yıldırım në vijim tha:

“Në Francë ndodhi vetëm një ngjarje terroriste ku për fat të keq humbën jetën njerëzit. Por tek ne ndodhi një tentativë e armatosur për të ndryshuar pushtetin me dhunë si dhe një veprim për zhdukjen e demokracisë. Në këtë pikëpamje ne kemi arsye shumë më të forta për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas kushtetues tonë ka 4 gjendje të ndryshme të jashtëzakonshme ose shtet rrethim. Në rast se ka probleme të mëdha ekonomike dhe nuk përmbushen nevojat e qytetarëve vendoset gjendja e jashtëzakonshme. Gjendja e jashtëzakonshme mund të vendoset gjithashtu edhe për një fatkeqësi ose për shkak të përhapjes së ngjarjeve të dhunshme në popull. Gjendje e jashtëzakonshme gjithashtu mund të vendoset edhe në rast të një tentative për grusht shteti ku dëmtohet demokracia e vendit. Edhe ne duke pasur parasysh këto rrethana vendosëm ta shpallim gjendjen e jashtëzakonshme.”

Duke nënvizuar se shteti turk po merr masat duke mbyllur dhe sekuestruar të gjitha institucionet që kanë lidhje me organizatën terroriste FETÖ në vazhdim shtoi: “Shteti i ka sekuestruar por nuk i ka mbyllur. Aktivitetet e tyre do të vazhdojnë normalisht. Ndërsa drejtuesit e tyre do të japin llogari drejtësisë. Çdo person qoftë në ushtri, gjyqësor apo në institucionet e tjera do të përgjigjet përpara drejtësisë nëse ka lidhje me FETÖ-n.”

Krahas kësaj në ditët në vijim do të kemi edhe masa të tjera, ka thënë Yıldıırm dhe më pas ka shtuar: “Çfarë janë këto masa? Institucionet me në krye Forcat e Armatosura do të kalojnë në një riformatim. E pamë edhe në këtë tentativë për grusht shteti nevojën e një gjëje të tillë. Kemi të bëjmë edhe me probleme të tjera si tek shërbimet informative. Kemi probleme me zinxhirin e komandës. Ne do të bëjmë një riformatim të institucioneve në mënyrë që këto probleme të mos hasen më në të ardhmen.” ​

Artikulli paraprakTurqia kërkon nga SHBA të ekstradojë Gylenin në bazë të marrëveshjes
Artikulli vijuesAsnjë i dënuar për vrasjen e Enver Zymberit pesë vjet më parë