Tusk nesër vjen në Maqedoni për shkak të krizës së refugjatëve

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk nesër do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, si pjesë e agjendës së tij për gjetje të mënyrës për menaxhim dhe zgjidhje të krizës së refugjatëve.

Tusk, siç paralajmëroi kabineti i tij, në Shkup do të takohet me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov.

Njeriu i parë i Eurokëshillit prej sot e deri më 3 mars, përveç Shkupit, do t’i vizitojë edhe Vjenën, Lubjanën, Zagrebin dhe Athinën. Qëllimi i këtij mini turneu të tij, sipas kumtesës së Këshillit të BE-së, është “ndërtimi i konsenzusit evropian për ballafaqim me krizën e migrantëve dhe përgatitje të Samitit me Turqinë të caktuar për më 7 mars në Bruksel dhe Samitit të Këshillit të Evropës më 17-18 mars”. Nga kabineti i Donald Tuskut njoftuan se kryetari i Këshillit Evropian gjithashtu do të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe me drejtorin ekzekutiv të Fronteksit, Fabris Legeri edhe atë të premtën (4 mars) në Bruksel.

Vizita e Tuskut në vendet nëpër të cilat shtrihet ruta e migrantëve në Ballkanin Perëndimor është në kontekst të vendimit të paradokohshëm të Samitit të Këshillit Evropian që të kthehet situata kur të gjitha anëtaret e zonës së Shengenit “tërësisht do ta zbatojnë kodeksin kufitar të Shengenit dhe do të refuzojnë hyrje në kufijtë e jashtëm të vendeve të treta që nuk i përmbushin kushtet për hyrje ose të cilët nuk kanë dorëzuar kërkesë për azil edhe krahas asaj që kishin mundësi që ta bëjnë këtë”.

“Për restaurimin e funksionimit të plotë të zonës së Shengenit do të nevojitet kohë dhe kjo mund të shoqërohet nga masa për zgjidhje të pasojave humanitare për vendet-anëtare që janë goditur, si me ndihmë humanitare për refugjatët sirianë dhe për vendet nga fqiu Serbia”, thuhet në kumtesën e Këshillit Evropian me rastin e vizitës së Tuskut në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga kabineti i Donald Tuskut njoftuan se kryetari i Këshillit Evropian gjithashtu do të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe me drejtorin ekzekutiv të Fronteksit, Fabris Legeri edhe atë të premtën (4 mars) në Bruksel.

Artikulli paraprakBeqir Asani flet për incidentin e Todor Petrovit, njërit ndër donatorët e kryqit në lagjen Butel
Artikulli vijuesQëllohet për vdekje Shejh Aid Karni