Samsung Galaxy S III, thyen rekordet

Samsung, Galaxy S III ka arritur në 9 milionë njësi të para-porositura nga blerësit, ndërsa tani një operator mobil anglez ka thënë se modeli i ri i telefonit Android ka thyer të gjitha rekordet e saj për para-porosi.

Sipas Vodafone, kërkesa për Samsung Galaxy S III ka qenë masive, duke thyer kështu të gjitha rekordet e porosive që kompania i ka pasur për një telefon Android.

“Një javë para lansimit, Galaxy SIII është modeli më i kërkuar Android” kanë thënë përfaqësuesit e Vodafone për Inquirer.

Megjithatë, Vodafone nuk ka publikuar asnjë detaj për numrin e përafërt të telefonave të porositur. /albeu/kohaislame/

Artikulli paraprak"Nuk ndryshon" politika serbe ndaj Kosovës
Artikulli vijuesGalaxy One, me Windows 8