Tymi i bardhë, zgjidhet Papa i ri

Tymi i bardhë ka dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine duke sinjalizuar se kardinalët kanë zgjedhur Papën e ri që do ta drejtojë Kishën Katolike pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI.

Në të njëjtën kohë kanë rënë edhe kambanat në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Zgjedhja gjatë ditës së parë të plotë të votimit nga ana e 115 kardinalëve erdhi më shpejt sesa që është menduar.

Identiteti i papës së ri do të shpallet nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit brenda një ore, njofton Reuters. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakShkencëtarët: rezistenca bakteriale është e krahasueshme me terrorizmin
Artikulli vijuesÇALLAJAN: BE-JA KA NEVOJË PËR TURQINË