Rubio kritikon Trump-in pas deklaratave për myslimanët

Donald Trump vazhdon që të përparojë në garën brenda Partisë Republikane për t’u nominuar si kandidati për zgjedhjet presidenciale. Tashmë nuk ka më shumë kohë për rivalët e tjerë, të cilët duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për të fituar zemrat e anëtarëve të partisë. Në debatin e zhvilluar dje në Majami, pati një përplasje mes senatorit të Floridës, Marco Rubio dhe Trump-it. I pari kritikoi ashpër kryesuesin e garës Trump dhe deklaratat e tij të fundit se, islami e urren Amerikën. Rubio, që votimin e Floridës të martën e ka më të rëndësishmin, kujtoi se problemi i islamit është radikalizmi, por ai theksoi se shumica e myslimanëve në vend janë krenarë që janë amerikanë.

“Presidentët nuk mund të nxjerrin nga goja çfarëdo lloj gjëje që u shkon në mendje. Duhet të mendojnë para se të flasin, sepse ka pasoja”, tha Rubio. Kurse miliarderi i ripërsëriti qëndrimet mëparshme se, “islami ka një urrejtje të tmerrshme ndaj SHBA-së”. Këtë herë, në debatin mes katër kandidatëve u vu re përballje pa ofendime. Ndërkohë, ish-kandidati republikan për nominimin presidencial, Ben Carson, konfirmoi mbështetjen e tij për ish-rivalin, tashmë pretendenti kryesor për këtë nominim në garën paraprake presidenciale të Shteteve të Bashkuara, Trump. Deklaratën ai e bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp të mbajtur në Florida, përpara se të zhvillohen zgjedhjet në këtë shtet ditën e sotme. Carson-i është i dyti mes ish-kandidatëve që jep miratimin e tij për manjatin e pasurive të patundshme, pas guvernatorit të Nju Xhersit, Chris Christie.

Trumpi vazhdon me rritjen e këtij nacionalizmi dhe duke sharë Islamin në çdo minting elektoral. Por si duket ai po pëson rënie të mëdha të përkrahjes, pasi edhe shumë vende aleate të Amerikës, do të bëjnë bllokim për shkak të këtyreve deklarata ofenduese.

Në mesin e amerikanëve, po shihet se ai është një fashist në fjalorin e tij. Një numër i madh i myslimanëve amerikan jetojnë në Shtetet e Bashkuara./KohaIslame

Artikulli paraprakKënga:“Jam musliman, dhe nuk jam terrorist” po klikohet me ritëm të jashtëzakonshëm (video)
Artikulli vijuesErdoğan: Turqia nuk mbyll dyert para njerëzve që ikin nga lufta