U realizua raundi i tridhjetë e dy i projektit “Gostivari për refugjatët sirian”

U realizua raundi i tridhjetë e dy nga projekti i nisur dhe iniciuar nga pronari i Market Keta, Bejtullah Jakupi, të titulluar “Gostivari për refugjatët sirian”, transmeton zhurnal.mk

Projekti në fjalë përmban produkte të ndryshme ushqimore dhe rroba për refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika në Tabanoc dhe në Gjevgjeli.
Kësaj here, përveç përkrahjes së Bejtullah Jakupit, ky raund gjeti edhe përkrahjen e Nail Ejubi, Lumani Kefser, Dissi Lin, B.Tahiri, S.Tahiri, Xhamia e Cukut në Zvicër në krye me kryetarin haxhi Rexhep Memedi të cilët siguruan 360 palë çorape, 230 komplete me kapela si dhe 120 dorëza për fëmijë.
Artikulli paraprak15.000 pako me produkte ushqimore do të shpërndahen për refugjatët nga Japonia
Artikulli vijuesReis Ulema Sulejman efendi Rexhepi dekorohet me dekoratën “Imazh i Kombit”