Ka ndëruar jetë një nga pishtarët e arsimit shqip në Maqedoni, profesori universitar dhe publicisti i njohur Qani Mehmeti.
Mehmeti ka qenë profesor i katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në ‘’Bllazhe Koneski’’ në Shkup. Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e ka ndarë me miqtë dhe dashamirët djali i tij Bleranti në rrjetin social facebook.
‘’Të nderuar miq e dashamirë, ju njoftoj se sot ndërroi jetë babi im Qani Memeti, varrimi do të bëhet sot me namazin e drekës në xhaminë e re të Cairit’’, shkruan mes tjerave djali i Mehmetit.