UBT në bashkëpunim me Agjensinë Shtetërore për Mbrotjen e të Dhënave Personale prezantuan Qendrën e Sigurisë Kibernitike

Qytetarët Kosovarë do të kenë një Qendër të Sigurisë Kibernitike dhe Privatësisë. Në fakt kjo ishte në qendër të vëmendjes së një diskutimi në kuadër të sensibilizimit për Privatësinë në Epokën Dixhitale drejtuar nga Agjensia Shtetërore për Mbrotjen e të Dhënave Personale.
 
ashiubtKjo qendër e sigurisë kibernitike do të funksionojë në kuadër të Universitetit për Biznes dhe Teknologji ku ishte vetë rektori i këtij institucioni akademik që zbuloi detajet e kësaj nisme të re. Tema kryesore ishte, “Rëndësia e Mbrotjes së të Dhënave në Epokën Dixhitale” e Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të dhënave Personale ka punuar vazhdimisht në ndërgjegjësimin e qytetarëve kosovarë lidhur me të drejtat që ata posedojnë mbi të dhënat personale.
 
Tashmë falë këtij bashkëpunimi mes UBT-së dhe agjensisë në fjalë e gjitha kjo po kalon në një nivel krejt tjetër, nga një fushatë sensibilizuese në diçka tejet konkrete siç është Qendra për Sigurinë Kibernitike dhe Privatësinë.
 
edmindE pëlqejmë dhe e vlerësojmë qëndrimin e rektorit Edmond Hajrizi kur u shpreh se, “kjo qendër do të shërbejë si pikë referencë për zhvillimin e diskutimeve dhe këshillimin për të gjitha institucionet e interesuara në të gjitha nivelet”.
 
Në fakt 2014 qe një vit mjaft i trazuar i sigurisë në internet madje na pret një 2015 mjaft e vështirë po në këtë aspekt e prandaj, këto çështje të sigurisë duhen trajtuar edhe në nivelin tonë shtetëror krahas atij rajonal apo global. Impakti i teknologjisë po rritet vazhdimisht dhe shqetësimi kryesor i individëve, agjensive por edhe institucioneve private dhe shtetërore ngelet kanosja e sigurisë.
 
Kjo iniciativë e UBT-së mund të ndihmojë në përmbushjen e standardeve, përdorimit të praktikave të mira, kritereve ndërkombëtare të kërkuara në fushën e sigurisë kibernetike dhe privatësisë.
 
UBT ka të akredituar në studimet master programin Siguria e Informacionit dhe Privatësia, që është programi i parë i akredituar në këtë fushë jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë, si dhe shumë drejtime të tjera të studimit, si Shkencat kompjuterike, Sistemet e Informacionit.
 
Ndër të tjera, kjo qendër në kuadër të UBT-së ofronë disa trajnime për:
 
Aktinenligjor “Masat e Sigurise”
2. Security Awareness- Ndergjegjesimi Sigurise
3. PenTesting ICT infrastructure- technical part
4. ISO27001 Lead Auditor/Implementer
5. Licensed Penetration Testing
6. Certified Ethical Hacker
7. Forensic Investigator
8. System Analyst
9. Risk Management
Qëllimi i kësaj qendre është edukimi, shqyrtimi profesional, hulumtimi dhe zhvillimi i certifikimeve të sistemeve dhe individëve sipas standardeve dhe praktikave bashkëkohore. Një temë mjaft e rëndësishme është menaxhimi i të dhënave, hulumtimeve, publikimi i tyre dhe promovimi i temave që lidhen me këtë fushë. Qendra për Siguri Kibernetike dhe Privatësi nuk do të jetë pjesë e UBT-së. Ajo do të jetë një qendër nacionale, ku ndërlidhen palët e interesit duke ofruar njëkohësisht mundësi për të gjithë në zhvillimin e çështjeve që i përkasin sigurisë kibernitike.
 
Aktualisht ekzistojnë shumë sfida të cilave duhet dhënë përgjigje, si në nivelin institucional ashtu edhe në nivelin shtetëror në Kosovë, si në nivelin akademik ashtu edhe në nivelin praktik të kësaj fushe, që është kuadër specifik. Ndaj, krijimi i kësaj qëndre synon pikërisht këtë – përgjigjen ndaj sfidave në një fushë të re, por me shumë interes dhe me shumë rëndësi (CIO Albanian)
Artikulli paraprakApple blen një kompani sistemi të pozicionimit global për të përmirësuar Apple Maps
Artikulli vijuesBE reagon me vonesë: Vendimi për Mursin, i pa pajtueshëm me të drejtën ndërkombëtare