Lançohet Firefox 24 për pajisjet desktop dhe mobile

Mozilla sapo lançoi zyrtarisht versionin e përditësuar Firefox 24 për Windows, Mac, Linux dhe Android. Tashmë versioni i ri mund të gjendet tek faqja zyrtare Firefox.com nëdrsa për ata që e kanë tashmë të instaluar do mund të sigurojnë këtë version automatikisht. Më poshtë po paraqesim risitë e këtij versioni:

Desktop

Për versionin desktop të shfletuesit mund të themi se kompania nuk ka bërë ndonjë ndryshim të rëndësishëm, i vetmi opsion që bie më tepër në sy është mundësia e mbylljes së faqeve të hapura (tab) në të djathtë të faqes aktuale.

Android

Ndryshe nga versioni desktop Mozilla ka bërë ndryshime të rëndësishme përsa i përket versionit për Android. Tashmë është e mundur që përdoruesit të komunikojnë shfletues me shfletues nëpërmjet mesazheve audio ose video, mund të shkëmbejnë të dhëna pa praninë e një serveri si dhe mund të aktivizojnë aplikacionet “peer-to-peer” përfshirë këtu mesazhet tekst, lojrat, fotot etj…

Me versionin e ri të Firefox për Android është më e lehtë të ndash me miqtë nëpër rrjete sociale, uebfaqet e preferuara, artikuj të ndryshëm ose video. Firefox do të shtojë automatikisht në butonin e menusë shërbimin që ju përdorni më shpesh si Facebook, Twitter apo postën elektronike.

Gjithashtu Firefox ka integruar Reader nëpërmjet të cilit është e mundur që përdoruesit të ruajnë një artikull për t’a lexuar off line, mund të ndryshojnë llojin e shkrimit si dhe mund të përzgjedhin për të lexuar opsionin “dark mode” ose “light mode”. Opsioni i parë bën tekstin e zi ndërsa sfondin të bardhë ndërsa opsioni i dytë bën të kundërtën. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakIslanda refuzon hyrjen në BE
Artikulli vijues600 fëmijë në Shqipëri, pa shkollim si pasojë e hakmarrjes