Udhëzime se si të lexojmë një analizë gjaku

Analiza e gjakut përfaqëson një prej kontrolleve me te shpeshta dhe me te kërkuara për një njeri. Duke lexuar dhe interpretuar rezultatet e saj, secili mund te jete ne gjendje te krijoje një ide nëse ka ndonjë gjë qe nuk shkon ne organizmin dhe shëndetin e tij.

Gjithsesi, paraprakisht duhet et themi qe analizat e gjakut duhet te bëhen se paku një here ne vit, dhe ne raste te nevojshme, ato mund dhe duhen te bëhen edhe me shpesh, por gjithmonë duke respektuar porosinë e mjekut.
E rëndësishme është te dihet qe analizat e gjakut bëhen gjithnjë kur jeni ne gjendje esëll, pra kur nuk ngrënë, dhe këshillohet veçanërisht bërja e tyre ne mëngjes. Kjo gjë bën te mundur qe te marrim vlerat e vërteta te parametrave te ndryshme, te pa ndikuar nga ato qe kemi ngrënë. Veç kësaj, këshillohet qe edhe disa dite përpara se te kryejmë analizat, ushqimet duhet te jene te ekuilibruara duke eliminuar kryesisht alkoolet, sheqernat dhe yndyrat e tepërta.
Nder parametrat me te rëndësishme qe dalin nga një analize e tille, mund te përmendim:
  • –    Rruazat e kuqe. (RBC) Është fjala për qelizat e gjakut qe realizojnë transportin e oksigjenit ne inde. Ndryshe quhen edhe Eritrocite. Ky tregues është i ndryshëm ne meshkuj dhe femra ku përkatësisht lëviz ndërmjet 4.5 milion deri ne 6 milion/mm kub tek meshkujt dhe 4.5 -5 milion tek femrat.
  • –    Rruazat e bardha. (WBC) Këto realizojnë funksionet e imunitetit dhe autodifezës se organizmit. Quhen Leukocite dhe janë ne gjendje te prodhojnë antitrupa qe realizojnë mbrojtjen e organizmit. Janë disa tipe, dhe kane vlera te njëjta si tek femrat, ashtu edhe tek meshkujt. Neutrofile-55-70%, Eosinofile-1-4%, Bazofile-0-1%, Linfocite-25-35%, Monocite-3-8%.
  • –    Hematokriti. (Hct) Kjo përfaqëson vlerën e tre tipave kryesore te qelizave te gjakut, Eritrocitet, Leukocitet, Trombocitet. Vlerat për këtë janë përkatësisht 42-50 tek meshkujt dhe 37-46 tek femrat.
  • –    Volumi i qelizave te kuqe (MCV) është i njëjte si tek femrat, ashtu edhe tek meshkujt, 80-100 femtolitra.
  • –    MCH, ose përmbajtja e hemoglobinës. Sa hemoglobine ndodhet ne qelizën e kuqe. Vlerat normale janë 27 deri ne 34 pikogram.
  • –    MCHC, ose përqendrimi i hemoglobinës ne qelize. Normale është nga 31-38%
  • –    Glicemia. Përqendrimi i sheqernave ne gjak. Vlera normale është 2.2 seri ne 4.8%.
  • –    Hekuri ne mëlçi. Ferritinemia. Ky tregues përfaqëson nivelin e hekurit ne mëlçi. Norma ne këtë rast është 5-177 ng.
  • –    Sideremia. Ose hekuri ne gjak. Kjo vlere do te duhet te jete 60-160 tek meshkujt dhe 20-140 tek femrat.
  • –    Azotemia. Vlerat normale janë 16 deri ne 60 mg/decilter.
  • –    Bilirubina. Vlera mesatare është 0.2 deri ne 1.2 mg/dl.
  • –    Kolesteroli. Ketu vlerësohen te dyja tipet, ai i miri, HDL ku vlerat duhet te jene mbi 35mg/dl.
  • –    Trigliceridet. Si tek femrat, edhe tek meshkujt, keto vlera do te duhet te jene mes 40-170/100 mililitër gjak.
  • –    Transaminaza. Kjo vlere përcakton përmbajtjen ne gjak te kësaj enzime te rëndësishme. Për këtë ka dy nëntregues te tjerë, GOT dhe GPT, te cilat nuk duhet te ne vlera me shume se 40mU/ml dhe SGOT, qe nuk duhet te jete me e ulet se 18mU/ml.
 
Megjithëkëtë, vlerësimin dhe interpretimin e sakte do te duhet qe ta beje një mjek profesionist.
Artikulli paraprakDisa këshilla për t’u ngrohur pa harxhuar para
Artikulli vijuesPolicia kufitare argjentinase sekuestron një pllakë ari me vlerë rreth 2 milionë dollarë