Monica Aparicio pranoi Islamin pas një ëndrre të parë. Monica na shpjegon udhëtimin e saj për në udhëzimin e Gjithëmëshirshmit.
“Siç e dimë mbi 90% të njerëzve në Meksikë janë katolik. Unë jam rritur në një familje me traditë meksikane dhe jam edukuar nga ana gjyshit dhe gjyshes sime. Që nga fëmijëria ime, unë jam edukuar si një krishtere dhe besoja se Krishterimi është feja e vërtetë. Edhe nëpër shkolla neve na mësuan kështu, dhe çdo gjë që më rrethonte mua kishte të bëj me krishterimin. Ishte shumë turpëruese mungesa e lidhjeve me besimet tjera. Në Krishterizëm njerëzit besojnë, por nuk mendojnë se a e kanë të drejtë apo jo.
Vitet e fëmijërisë që kaluan pranë familjes katolike
Me kujtohet shume mirë, kur ishim fëmijë gjyshi dhe gjyshja në dërgonin çdo të diele ne kishë. Atë kohë ne nuk kuptonim asgjë nga ceremoniali i organizuar aty, por vetëm se dëgjonim aty se çfarë thuhej aty. Prifti fliste, por njerëzit nuk ishin kureshtar të dinin se a fliste drejtë prifti apo jo, njerëzit përtonin edhe të verifikonin fjalët thënë nga prifti në Bibël. Askush nuk deklaroj se çka mendon lidhur me fjalët e priftit. Dhe duke u bazuar ne atë se çka do që të dëgjohej në kisha është e saktë, njerëzit infiltrohenin dhe idetë e tilla i adaptonin në jetërat e tyre. Dhe kjo vazhdonte çdo fundjavë.
Martesa me një musliman
Kur isha në moshën 23 vjeçare u njoftova me burrin tim të tanishëm dhe ai ishte musliman. Familja ime më lejoi të martohem me atë gjithnjë duke u bazuar në faktin se ai ishte një njeri me virtyte të larta. Pas tre vjetësh unë isha shtatzënë për vajzën time të parë, dhe ne para martesës sonë kishim bërë një marrëveshje se fëmijët tanë do të jenë musliman. Burri im ishte një njeri shumë i mirë dhe i butë, sa që nuk ishte problem për mua që fëmijët e mijë në të ardhmen të jenë në konfesioni Islam. Por njëkohësisht unë kërkova nga ai të mos martohet edhe me ndonjë grua tjetër dhe ai u dakordua.
Vajza ime, muslimane apo katolike?
Kur mora për herë të parë vajzën time në prehër mendova se ajo ishte dhurata më e vlefshme për mua nga Zoti. Dha u binda se vajzën time duhej të edukoja në bazë të besimit tim dhe ajo duhej të ishte pasuese e rrugës së vërtetë. Por, çuditërisht as unë nuk e dija për rrugën e vërtetë. A thua ishte Krishterimi? A do të mund të edukoja unë vajzën time duke lexuar versete nga Bibla, versete të cilat as unë nuk i kuptoja, gjatë kohës kur bashkëshorti im është në punë?
Kush është Zoti?
Afër nesh ishte një katolik i cili praktikonte fenë e tij. Unë e takova atë dhe ia përshkrova gjendjen time, dhe ai më këshilloi të kryqëzohem dhe të kërkojë ndihme një ditë nga Antonio i Shenjtë, një ditë nga Tertesa e Shenjtë dhe një ditë tjetër nga Maria e Shenjtë lidhur me problemet që më preokuponin. Pra këto duhej të beja fshehurazi nga burri im dhe nga familja e tij.
Pas një kohe nuk mbet më Shenjtor ku do të kërkojmë ndihmë dhe njashtu problemet nuk zgjidhenin. Unë sërish e takova atë dhe i ceka se më duhet të kërkoj drejtpërdrejtë ndihmë nga Zoti. Ai u dakordua dhe unë pyeta atë se kush është Zoti. “Ai është Krijuesi im dhe i yti dhe Ai është i Përhershëm” tha pa hezitim. Ai Pas këtyre fjalëve u ndal dhe filloi të mendonte, ndërsa unë sërish u kryqëzova dhe fillova të shikoja kryqin. Me një kohë edhe ai e shikonte kryqin. Ai pastaj më pyeti se kush është ky në kryq? “Zoti” u përgjigja unë. Por pak më parë ai u deklarua se Zoti është i Përhershëm. “A thua si mund të jetë ky në Kryq i Përhershëm?” mendova me zë unë. Unë gjatë tërë jetës sime nuk kisha vërejtur këtë realitet.
Ai më pyeti se nga vjen ky Zot, e unë u përgjigja se vjen nga Nëna Maria. Por ai më kishte thënë se Zoti është i përhershëm, pra nuk kishte lindur dhe nuk do vdisje kurë. Kjo ishte një çështje shumë kundërthënëse. Kjo më shkatërroi krishterimin tim, dhe e pyeta atë se si beson në këto gjëra. Po nëse Zoti posedon tërë forcën në duart e veta, atëherë pse kërkojmë ndihme nga Maria, nga engjëjt dhe nga priftërinjtë. Kjo ishte një çështje që duhej të mendoja dhe hulumtoja unë. Në Meksikë shumica e njerëzve janë krishterë dhe asnjë i krishterë nuk mediton për religjionin e vet.
Paralajmërimet e udhëzimit
Ndjeva një mungesë të thellë ngulfatëse në shpirtin tim dhe vendosa të kërkoj ndihmë. Shkova në një Kishën Katolike dhe kontaktova me personelin e kishës, dhe tre ditë radhazi bisedova me personelin. Unë me orë të tëra parashtroja pyetje që nuk gjenin përgjigjet e tyre. Dhe solucioni i tërë bisedave ishte se unë isha e detyruar të të besoja në të gjitha informatat çka ofronin ata dhe e kundërta ishte mëkat. “Duhet të besosh në krishterizmë se ajo është e vërteta” thonin ata. Kur kërkova prova dhe argument, ata më thane se vet Bibla është argument. Unë potencova se disa pjesë të Biblës janë kundërthënëse mes veti dhe kërkova burime origjinale duke pretenduar se nuk mund të besoja në këto gjëra. “Kjo feja jote dhe je e detyruar të besosh” ishte porosia e fundit nga personeli i kishës. U largova nga aty duke qenë e bindur se këto biseda nuk kanë sjellë asnjë dobi për mua.
Mendova se ishte shumë e qarrtë se nuk mund të gjeja qetësi në Krishterizëm. Dhe u binda se ka mbaruar krishterimi im, në të cilin nuk kishte mbetur asnjë pjesë e vërtetë për mua. Dhe pas kësaj vërtetova se thellësira e shpirtit tim ishte akoma më boshe. Pastaj fillova të lutem Zotit ” Të lutem o Zot, më kumto se pas cilës rruge duhet të ecja, të lutem më ndihmo, dhe më udhëzo tek ajo fe e cila është e vërtetë”
A ishte Krishterimi apo Islami? Sipas mendimeve të mia Islami nuk kishte vlera. Sepse kur shikoja në veprimtarin e muslimanëve nuk mund të konkludoja se ata janë më të mirë. Unë duhet të jem e sinqertë dhe them se ishte shumë shqetësuese për mua kur i shikoja femrat muslimane të mbluluara në njërën anë, ndërsa në anën tjetër në fytyrat e tyre kishte gati një kilogram makijazh. Stili i veshjes së grave muslimane ishte e bazuar kryesisht në traditë ose nga dekoritetit. Unë nuk mund të konkludoja se ato bëjnë diçka nga besimi t tyre. Ndërsa meshkujt musliman nuk dallonin nga meshkujt tjerë në Meksike, në Amerikë dhe në tërë botën. Ata nuk kishin asgjë të veçantë. Ata nuk ishin një pozite e cila do të më shtynte të mendoja se mos ata e kanë të drejtë.
Kisha nevoje të gjeja rrugën e vërtetë, isha e detyruar të përgjigjja në mënyrë të drejtë edukimit të vajzës sime. Ishte e çuditshme gjendja ime kur lutesha Zotit çdo dite, edhe pse isha një katolike. I lutja Zotit të të më udhëzonte në rrugën e drejtë.
Udhëzimi që erdhi nëpërmjet ëndrrës
Ishte par tre vite dhe pak net para ardhjes së Ramazanit kur pashë një ëndërr shumë të çuditshëm. Kjo ishte një ëndërr që ndryshoi totalisht jetën time. E pashë veten time me tesha të bardhe dhe e mbuluar me një mbulesë të bardhë. E shikoja veten time si një muslimane në ëndërr. Unë isha duke qëndruar në dhomën tonë të vogël, dhe në dy anët e mijë ishin dy vajzat e mija. Ne qëndronim dorë për dore ku ato ishin veshur sikur unë.
Ne i bënim sexhde Allahut dhe flisnim arabisht në ëndërr. Unë lexoja një pjesë nga Kurani. Unë mendova në ëndërr se kjo është mënyra më e mirë e të adhuruarit të Allahut, dhe kur papritmas vërejta një derë në anën time të majtë ku ishte djalli. Ai nuk mund të hynte brenda dhe ashtu na shikonte. E pashë fytyrën e tij të zezë dhe sytë e tij që përhapnin zjarr. Ai më tha “Mos e prano Islamin, mos u bë musliman. Qëndro krishtere ose bëhu çka të duash por vetëm mos e prano Islamin”. Por në ato momente thashë “Eudhubilahimineshejtaniraxhm” dhe nuk kuptova se si dol kjo fjalë arabe nga gjuha ime. Dhe për një kohë djalli u zhduk dhe unë mendova se nuk duhet të frikësohesha. Unë përqafova fort dy vajzat e mia dhe vazhdoja të bëja ibadet Allahut, dhe të bëja sexhde. Në njërin nga sexhdet thashë “Subhane rabijel ala” ndërsa dëgjova një zë që tha “Allahu Ekber”. U zgjova dhe u vetëdijesova duke thënë “Allahu Ekber”
Jam e sigurte një qind për qind se All-llahu ishte përgjigjur në pyetjen time. Dhe më kishte treguar se udha e vetme e drejtë ishte Islami. Tani i falënderohem All-llahut sepse më bëri muslimane. Kjo është feja Islame e cila më mbron nga zjarri, jo nga qëndrimi në zjarr për një, dhjetë apo njëmijë vjet, por nga zjarri i përhershëm.
Inshallah edhe vajzat e mija do të edukoj si nga një muslime të vërtete, ngase shumë i dua ato. Pas një kohe unë edhe u mbulova dhe synoj që të jem në rrugën e vërtetë deri në vdekjen time.
Tre ditë pasi e pranova Islamin erdhi Ramazani dhe unë fillova të agjëroja”.