Feronikeli dhe Prishtina ka gjasa të mëdha ta marrin një goditje të rëndë nga UEFA, për shkak të moslicencimit të tyre.
GazetaOlle.com, në burime të saj mëson se asnjëri klub nuk i plotëson kriteret për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës, dhe për këtë arsye gjasa janë shumë të mëdha që asnjëra skuadër të mos marrë pjesë në këto gara, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare.
Feronikeli pritej të merrte pjesë në Ligën e Kampionëve, kurse Prishtina në Ligën e Evropës.
Edhe pse Prishtina prej vitesh thirrej në atë se është e vetmja ajo që i plotëson kushtet për pjesëmarrje në garat evropiane, UEFA pritet t’i thotë JO.
Konfirmimi zyrtar pritet të vije në dy-tri ditët e ardhshme.