Uji përmirëson funksionimin e trurit

Konsumimi i ujit pas ushqimit ndihmon trurin të reagojë më shpejtë, dhe mban njerëzit në gjendje më të mirë shpirtërore, tregon një studim i ri.

Studiuesit britanikë kanë analizuar efektin e ujit në reaksionet e trurit përmes dy testeve Intra-Extra Dimensional Set Shift (IED) dhe Cambridge Neuropsychological Test Automated Battery (CANTAB), dhe kanë matur etjen dhe disponimin e 34 personave të moshës mbi 29 vjeç.

Studimet janë realizuar ashtu që hulumtuesit kanë pirë ujë pas konsumimit të një pjate drithëra ose vetëm kanë ngrënë një pjatë, pa pirë ujë, pas të cilëve janë kryer testet.

Rezultatet kanë treguar se reagimi i trurit ka qenë më i shpejtë te njerëzit të cilët kanë pirë ujë pas konsumimit ët ushqimit, veçanërisht nëse paraprakisht kishin qenë të etur, krahasuar me ata të cilët nuk kanë pirë lëng.

Më tej, personat të cilët kanë pirë tre gota ujë, shpejtësia e reagimit është rritur për 14 për qind. Personat të cilët nuk kanë pirë lëng, ishin më të padisponuar dhe më të tensionuar krahasuar me ata që kanë pirë.

Artikulli paraprakTri aktakuza për rastin e "Kosovo 2.0"
Artikulli vijuesPunëtorët shëndetësorë qe 4 ditë pa paga